Historiku i Peja Trail Run
Peja Trail Run lindi nga një pasion i thjeshtë – dëshira për vrapimin, shëndetin dhe natyrën që e ofron Peja dhe Kosova.
Në fillim, gjithçka nisi si disa vrapime të vogla mes shokësh, në shtigjet që i njohim dhe i duam. Nuk kishte numra të mëdhenj, nuk kishim pjesëmarrje në gara – vetëm energji, shoqëri dhe dëshirë për të qenë në lëvizje.
Me kalimin e kohës, këto vrapime u kthyen në diçka më të madhe. Komuniteti u rrit, u bashkuan vrapues të rinj dhe ideja për të organizuar një garë të vërtetë mori formë.
Kështu lindi Peja Trail Run – një event që sot bashkon vrapues nga vende të ndryshme, me nivele të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët: të përjetojnë natyrën, sfidën dhe frymën e komunitetit.
Por Peja Trail Run nuk është vetëm një garë një herë në vit.
Është një komunitet që vrapon çdo javë. Është një grup njerëzish që mbështesin njëri-tjetrin. Është një histori që vazhdon të shkruhet, hap pas hapi, në çdo shteg.
Dhe kjo është vetëm fillimi.
Ideatorët
Një grup prej gjashtë vrapuesish nga Peja, të bashkuar nga dëshira për të ndërtuar një komunitet aktiv dhe për të sjellë një përvojë të vërtetë të trail running në Kosovë.
Themelimi
Tre prej ideatorëve, të cilët formalizuan iniciativën përmes Kuvendit Themelues, ku me pjesëmarrjen e vrapuesve të tjerë nga Peja u themelua zyrtarisht me emrin “Klubi i vrapimit malor Peja Trail Run”.
Në këtë proces u vendos struktura organizative dhe u hodhën bazat për zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit dhe organizimin e eventit.