PJESËMARRJA NË GARA
“Komuniteti i Peja Trail Run merr pjesë në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar qytetin e Pejës me dinjitet si në Kosovë, ashtu edhe jashtë vendit.
Peja Trail RunTEAM
Përmes këtyre pjesëmarrjeve, vrapuesit tanë jo vetëm që sfidojnë veten në gara të ndryshme, por gjithashtu promovojnë sportin e trail running dhe frymën e komunitetit që na bashkon.
Çdo garë është një mundësi për të mësuar, për t’u rritur dhe për ta çuar emrin e Pejës në skenën ndërkombëtare.”
