KOMUNITETI

“Peja Trail Run sot është një komunitet aktiv që nuk ndalet vetëm në ditën e garës.

Çdo javë, vrapues nga Peja dhe rrethina mblidhen për vrapime të përbashkëta të lehta për fillestarë deri te vrapimet më sfiduese për vrapues me përvojë.

Ky komunitet nuk ka të bëjë vetëm me kilometra. Ka të bëjë me mbështetje, motivim dhe ndarjen e një pasioni të përbashkët vrapimin dhe natyrën.

Gjithashtu, pjesëtarët e Peja Trail Run marrin pjesë në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke përfaqësuar qytetin e Pejës dhe Kosovën në evente ndërkombëtare të vrapimit.

Këto pjesëmarrje janë një dëshmi e rritjes së komunitetit dhe e përkushtimit të vrapuesve tanë në skenën më të gjerë sportive.

Vrapimet javore publikohen një ditë më herët në rrjetet tona sociale – në Instagram @pejatrailrun dhe në Facebook Peja Trail Run.

Për çdo pyetje apo detaj shtesë, na shkruani lirshëm në mesazh – jemi gjithmonë të hapur për vrapues të rinj.”

Peja Trail RunTEAM