PEJA OUTDOOR FESTIVAL

Peja Trail Run organizohet në partneritet me Peja Outdoor Festival, partneri kryesor i eventit, si dhe me mbështetjen e sponsorëve dhe partnerëve tanë. Peja Outdoor Festival është festivali i parë i aventurës në natyrë i këtij lloji në Kosovë, i krijuar për të festuar natyrën, mirëqenien dhe turizmin e qëndrueshëm përmes përvojave të përbashkëta në natyrë. I themeluar nga anëtarë të komunitetit lokal të aktiviteteve në natyrë dhe alpinizmit, festivali mbështetet në dekada tradite, përvojash dhe lidhjeje me peizazhin natyror të Pejës dhe rajonit të Rugovës në Bjeshkët e Nemuna. Ajo që filloi si nismë e komunitetit është rritur në një platformë të njohur në nivel kombëtar dhe rajonal, që bashkon aventurën, kulturën dhe komunitetin në një hapësirë të përbashkët.

ICE POWER KOSOVA

ICE POWER është partner i Peja Trail Run dhe do të kujdeset për rikuperimin e garuesve pas garës. Me produktet e tyre për trajtimin dhe rikuperimin e muskujve, si dhe me tretmanin e ofruar në zonën e finishit, garuesit do të kenë mbështetje shtesë për t’u rikthyer sa më shpejt pas sfidës në shtigjet e PEJA TRAIL RUN. Faleminderit ICE POWER KOSOVA për përkrahjen dhe kujdesin ndaj komunitetit të vrapimit.