LIVADHI SAKES TRAIL
10K / 450D+
PEJA TRAIL RUN 2026
Ideale për sportistët rekreativë që duan të hedhin hapat e parë në vrapimin malor, por edhe për vrapuesit që kërkojnë një ritëm të shpejtë. Fillestarët dhe vrapuesit që pëlqejnë segmentet e shpejta mund të shijojnë itinerarin tonë më të shkurtër, Livadhi i Sakes Trail 10K. Duke nisur nga Sheshi i qytetit, shtegu ngjitet përgjatë Lumbardhit, në drejtim të Shtegut të Shëndetit. Më pas vazhdon drejt Horomoqave dhe Livadhit të Sakes, ku arrihet pika më e lartë prej 920 m, në distancën 5 km dhe do të jetë check point i parë. Kthimi nga Livadhi i Sakes bëhet përmes shtegut të quajtur ‘Proni i Bardhë’, në drejtim të Horomoqave, ku shtegu kalon nëpër pyll me drunj të llojeve të ndryshme, si dhe përfshin kalime mbi përrocka.” Gjatë rrugës hapen pamje mbresëlënëse të Grykës së Rugovës, rrugës panoramike të Peklenës, qytetit të Pejës dhe Lumbardhit. Përfundimi i garës bëhet në Sheshin e qytetit të Pejës.
Starti: 14 Qershor 2026, ora 10:00, Sheshi i qytetit – Pejë
Distanca: 10 km
D+/D-: 450 m
Limiti kohor: 4 orë
Pika më e lartë: 920 m
Pikat e furnizimit: 1