PEJA OUTDOOR FESTIVAL

Peja Trail Run organizohet në partneritet me Peja Outdoor Festival, partneri kryesor i eventit, si dhe me mbështetjen e sponsorëve dhe partnerëve tanë. Peja Outdoor Festival është festivali i parë i aventurës në natyrë i këtij lloji në Kosovë, i krijuar për të festuar natyrën, mirëqenien dhe turizmin e qëndrueshëm përmes përvojave të përbashkëta në natyrë. I themeluar nga anëtarë të komunitetit lokal të aktiviteteve në natyrë dhe alpinizmit, festivali mbështetet në dekada tradite, përvojash dhe lidhjeje me peizazhin natyror të Pejës dhe rajonit të Rugovës në Bjeshkët e Nemuna. Ajo që filloi si nismë e komunitetit është rritur në një platformë të njohur në nivel kombëtar dhe rajonal, që bashkon aventurën, kulturën dhe komunitetin në një hapësirë të përbashkët.

 

ICE POWER KOSOVA

ICE POWER është partner i Peja Trail Run dhe do të kujdeset për rikuperimin e garuesve pas garës. Me produktet e tyre për trajtimin dhe rikuperimin e muskujve, si dhe me tretmanin e ofruar në zonën e finishit, garuesit do të kenë mbështetje shtesë për t’u rikthyer sa më shpejt pas sfidës në shtigjet e PEJA TRAIL RUN. Faleminderit ICE POWER KOSOVA për përkrahjen dhe kujdesin ndaj komunitetit të vrapimit.


INTERNATIONAL TRAIL RUNNING ASSOCIATION (ITRA)

International Trail Running Association (ITRA) është organizata kryesore botërore për sportin e trail running. Peja Trail Run është pjesë e kalendarit zyrtar të ITRA, duke u ofruar garuesve një garë të njohur ndërkombëtarisht. Që në edicionin e parë, gara jonë u vlerësua dhe u përfshi në kalendarin e ITRA, duke përmbushur standardet ndërkombëtare për organizimin e garave malore. Ky partneritet rrit besueshmërinë e eventit dhe promovon Pejën në hartën ndërkombëtare të trail running.

 

FEDERATA E BJESHKATARISË DHE NGJITJES SPORTIVE E KOSOVËS (FBNSK)

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës (FBNSK) është institucioni zyrtar që zhvillon dhe promovon sportet malore në Kosovë, përfshirë alpinizmin, bjeshkatarinë dhe Skyrunning. Peja Trail Run është anëtare e federatës dhe organizon aktivitetet e saj në bashkëpunim me FBNSK. Ky partneritet mbështet zhvillimin e trail running dhe Skyrunning në Kosovë, promovon sportet malore dhe siguron organizimin e garave sipas standardeve të federatës.